Shqip    |    English
Objekti

Projekti, me vleresim mjedisor dhe social


Përshkrimi i projektit

Ndërtimi i një qendre tregtare e standardeve perëndimore në periferi të Tiranës me një sipërfaqe ndërtimi prej 50,253 m2 (71,000 m2 duke përfshirë edhe parkimin). Projekti ndjek zhvillimin e suksesshem të “QTU-së” në Tiranë në vitin 2005. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke shqyrtuar mundësinë e një financimi afatgjatë për projektin.



Kategoria vëzhguese dhe arsyeja

Projekti ështe vëzhguar (B/0) nga BERZH-i. Çështjet mjedisore, të shëndetit, sigurisë, si dhe ato sociale (MSHSS) të lidhura me vendodhjen, kushtet e truallit, projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin në rastin e zhvillimit të një prone si projekti në fjalë mund të identifikohen lehtësisht, si dhe të adresohen nëpërmjet procedurave të përshtatshme për menaxhimin e rrezikut të çështjeve “MSHSS”. Është e nevojshme një analizë mjedisore e truallit dhe e projektit.



Kërkesat për zbatim

Projekti duhet të përputhet me standardet dhe kërkesat kombëtare dhe ato të Bashkimit Europian, në lidhje me mjedisin, shëndetin e sigurinë. Duhet të përgatisë një “PVMS” dhe të dorëzojë në bankë një raport mjedisor vjetor. Banka do të monitorojë performancën mjedisore të projektit gjatë tij nëpërmjet shqyrtimit të Raportit Mjedisor Vjetor si edhe nëpërmjet vizitave monitoruese sa herë që do të jenë të nevojshme.

Gazeta "Koha Jonë" / Dt. 5 Dhjetor 2008