BERZH mbeshtet projektin ambicioz
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po siguron një hua afatgjatë prej 32.5 milionë euro për ndërtimin e një qendre tregtare të standardeve perëndimore në periferi të Tiranës, me një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50,253 m2 (71,000 m2 përfshirë parkimin) nga e cila 38,951 m2 do të jetë siperfaqe që do të jepet me qira. Projekti, është një pjesë e planit të përgjithshëm për zhvillim e një zinxhiri qendrash tregtare dhe argëtimi në të gjithë Shqipërine, nën shembullin e suksesshëm të “QTU-së” në Tiranë, në vitin 2005. Banka do të mbështesë zgjerimin e përgjithshëm të tregtisë me pakicë, të qendrave tregtare në Shqipëri, do të rrisë ndikimin e konkurrencës në këtë sektor dhe do të kontribuojë në riekuilibrimin e ofertës dhe kërkesës aktuale. Pjesemarrja e bankës gjithashtu pritet të ndihmojë në rritjen e aktivitetit të tregut dytësor të pasurive të patundshme në vend. Bashkëpunimi i bankës do të mbështesë futjen e standardeve të biznesit, si për shembull nëpërmjet prezantimit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Gazeta "Koha Jonë", Dt. 05 Dhjetor 2008.
Shqip
English