Pergjegjesia Sociale
“ManeTCI” është një kompani e cila vlerëson dhe njeh rëndësinë dhe nevojën e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, në përpjekje për të realizuar pozicionin e duhur në një shoqëri civile, së cilës i përket, me të gjithë etikën e të bërit biznes. Në filozofinë tonë, kompania drejtohet nga vlerat:
• Cilësi në shërbime dhe në produkte
• Mjedis bashkëkohor
• Kujdes ndaj punonjësve
• Marrëdhënie me komunitetin lokal
Anëtarët e grupit “ManeTCI”, sigurojnë shërbime dhe produkte të një cilësie të lartë gjatë zhvillimit të biznesit, duke krijuar mundësi stimuluese për konsumatorin, furnizuesit, si edhe komunitetin. Cilësia e të bërit biznes, në këtë kompani është e orientuar drejt konsumatorit duke garantuar standarde europiane, në të gjithë aktivitetin që kryhet.
Nuk është vetëm biznesi në fokusin tonë, por edhe mjedisi që na rrethon. Ne mundohemi t’i ofrojmë komunitetit një mjedis të shëndetshëm dhe bashkëkohor.
Nga ana tjetër kjo kompani, stimulon punonjësit e saj të ofrojnë rezultate të shkëlqyera. Ata njihen me vlerat dhe kodet etike për të qenë të denjë për kompaninë. Punonjësit janë të mbrojtur dhe siguria e tyre në punë, në fushën e ndërtimeve tregon për një sjellje serioze të kompanisë.
Nga ana tjetër me anë të programeve të ndryshme synojmë përfshirjen e komunitetit në aktivitetet tona, në segmente të ndryshme të jetës sociale.
Shqip
English