Shqip    |    English
Projekte të zhvilluara

       QENDRA TREGTARE UNIVERS

Qendra e parë tregtare ne Shqipëri i hapi dyert e saj në 3 tetor te vitit 2005. Kjo qendër zë një sipërfaqe prej 47,000 m2 në total dhe zotëron rreth 1,000 vende parkimi, ku 700 prej tyre janë të mbuluara. Projekti është dizenjuar nga një studio projektimi austriake e cila ka një eksperiencë të gjatë në projektimet moderne të qendrave tregtare. Qendra është ndërtuar në bashkëpunim me kompani të huaja.

“QTU” ndodhet në pjesën perëndimore të Tiranës, afërsisht 6 kilometra larg nga qendra e qytetit, në autostraten Tiranë - Durrës. Është vendosur në një pikë stategjike për shkak se lidh kryeqytetin me portin më të madh të vendit, Durrësin, si dhe me aeroportin e Rinasit. Ajo është pozicionuar në një nyje të rëndësishme të trafikut midis këtyre arterieve kryesore të ekonomisë. Qendra gjendet në zonën ku ushtrojne aktivitetin rreth 80 % e bizneseve më të mëdha në vend.

 

 Pallati "AMBASADOR"

                       

“ManeTCI” e ka zgjeruar aktivitetin edhe në ndërtimin e objekteve rezidenciale. (Një pallat banimi përfundoi në vitin 2008. Ka një siperfaqe prej 10,000 m2 dhe është i vendosur në rrugën “Themistokli Germenji, afër “Liceut Artistik”). Kjo qendër rezidenciale përfshin të gjitha paramentrat e nevojshëm për një banim komod, si dhe mundëson lidhje me objekte kyçe të kryeqytetit.
 
Pallati rezidencial është emëruar “Pallati Ambasador” për shkak të kushteve mjaft të mira që ofron çdo apartament i tij. Ndërtesa ka në total 14 kate mbi tokë dhe 2 kate të nëndheshme, që janë vende parkimi. Pallati, është projektuar jo vetëm të ofrojë mundësi banimi, por edhe për aktivitete biznesi të ndryshme. Në katin e parë dhe të dytë jane pozicionuar dyqane dhe zyra.

“Pallati Ambasador”, është afër institucioneve më të rëndësishme. Ai gjithashtu është një pikë lidhëse me qendrën dhe Parkun e Liqenit Artificial të qytetit.

Euromax Distribution Center

 

 

 

Vendodhja: Autostrada Tirana- Durres km 7, 50 m nga hekurudha, 10 km nga Aeroporti, 200 m nga Autostrada.

 

 

Siperfaqe ndertimi : 14,000 m2

Siperfaqe e sheshit: 28,000 m2

Zyra: 900 m2

Lartesia: 10 ml