Kjo është pamja perspektive e një godine shërbimi. Eshtë lokalizuar ne Misto Mame, dhe do të jetë nje ndërtese 4 katëshe me 1 kat nëntokë të parashikuara per vende parkimi. Disa nga ambjentet e saj do të përdoren si show-room, zyra administrative etj. Në përfundim të saj kjo ndërtesë do të jetë një model për të gjitha aktivitetet e tjera të ngjashme në zonën përreth.
Një tjetër projekt i cili ka marrë jetë në 15 Janar 2009 quhet "Tirana East Gate”, dhe është projekti më i madh dhe më i fundit i Kompanise Mane TCI.
.jpg)
Studioja që ka projektuar arkitekturën e projektit është “Laguarda Low” nga Teksas SHBA, projekti i ndërtimit është kryer nga "Conisbee”, ndërsa projektuesi mekanik dhe elektrik është “Curona Design”. Të dyja studiot janë nga Anglia.
Projekti ndodhet në juglindje të Tiranës. Ai konsiston ne 50,000 m2 për përdorim zyrash, ambjente me qera dhe argëtimi. Kjo qendër do të jetë me 2 kate si dhe 1 kat nëntoke me rreth 1500 vende parkimi. Qendra do të ofrojë hapësira argëtimi, food court, bowling, kinema, lojrra, pishina, qendra fitnesi, supermarkete dhe dyqane elektroshtëiake. Për më tepër informacion ju mund të navigoni në faqen e internetit www.teg.al.
Rolling Hills Luxury Residences ështe një nga projektet më të reja dhe më të rëndësishme të Manetci.
Ky projekt është një kompleks rezidencial me 114 vila luksoze, një club house, park dhe hapësira të përbashkëta të gjelbra. Projekti është dizenjuar nga firma arkitekturore amerikane “THREE” me nënkontraktor urban “Talley Associates”. ADC është studio lokale e arkitekturës e cila ndjek projektin ne kuadër të rregulloreve dhe nevojave ligjore.

Koncepti projektues është i tipit neoklasik ku përfshihen dhoma me hapësira të bollshme, skema neutrale ngjyrash, detaje të mprehta dhe kopshte të bukura duke respektuar dhe shfrytëzuar parcelën dhe bukuritë rrethuese të zonës.
Pallati Ambasador 2 është gjithashtu një projekt i ndërrmarë së fundmi nga kompania Mane TCI.
Projekti është i lokalizuar në Rr. "Dervish Hima", tek ish "TV Klani", pranë Kodrave të Liqenit dhe stadiumit "Qemal Stafa". Sipërfaqja totale e ndërtimit është 9016 m2. ku do të pëfshihen 2 kate parkimi nëntokë, 1 kat ambiente tregtare ( kati i parë) dhe 8 kate ambiente banimi. Ndërtesa do të numëroje rreth 45 apartamente banimi dhe 63 vende parkimi, ku sipërfaqja e apartamenteve 1+1 dhe 4+1 do të variojë nga 70.00 - 180.77 m2

Shqip
English